Rugova- traditat e lashta kombëtare, si elemente konfirmuese të etnogjenezës dhe identititeti tonë antik dardan

07.09.2018 21:54:31
Nga Baki Azemi

Praktikimi i traditave të mira trashëgimi e identitetit tonë kombëtar si:“Darka e Lamës” ose sofra shqiptare, Dita e Verës dhe Shen Gjergji; inkurajimi i banonorve të këtyre trevave specifike në Kosovë në kultivimin e kulturave bujqësore si:rrushi, dardha , kumbulla, shartimet dhe zbutja e pemeve; si dhe kultvimi i të njejetave në formën e produketeve të gatshme si pekmezi, produktet blegtorale dukagjinase (prodhimet e djathit tradicional, ajkës, reçelit, turshive, etj., të kultivuara në zonat e Sharrit, Rugovës etj); pijet alkooloke si vererat; etj, por edhe për kafshët siç janë: delet merimo, buallicat, qeni i Sharrit (pastori ilir) etj. forcon identitetin tonë kombëtar e shtetëror, në kontekst të të cilit ndërlidhet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja unike nacionale.

Pikërisht në sajë të proklamimit të prodhimeve vendore, tradicionale, ka ardhur edhe tek shtrimi i ‘Darkës së Lamës’ e cila kishte për qëllim grumbullimin e gatojcës tradicionale shqiptare.

“Darka e lamës”, ka filluar të shënohet tradicionalisht nga viti 2002, fillimisht nga presidenti Rugova, për t’u pasuar pastaj nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu e presidentja Atifete Jahjaga, duke mbetur si një traditë e bartur që nga koha paraardhësve tanë dardanëve.

Në këtë kontekst edhe, përfundimi i korrje-shirjeve, sipas traditës, ka sjellë gëzim dhe festë të përbashkët në ‘Darkën e Lamës’ ku secili e sjell ushqimin më të mirë që ka në sofrën e përbashkët.

Roli i këtyre vlerave tradicionale në sfidimin e politikave asimiluese të akademive serbe, me theks në vitet e intensifikimit të repressionit serb mbi Kosoven 1988 – 1998;
Pastaj bartja e këtyre vlerave kulturoer në popuj dhe shtetet tjera përmes emigrimeve dhe ndërtimit të jetës në vende tjera, siç janë rast shumë tipik dhe sinjikativ SHBA që e kanë traditë, por të mborjtur edhe nga shteti – Diten e Tokes; Diten e Falënderimeve etj…

Po ti shohim në etimologjinë e tyre këto ditë specifike dhe mitike festash në Amerikë, do të ndërlidhen me fanatizëm me prejardhjen e tyre nga trevat e Dardanisë dhe Ilirisë në veçanti me Dardaninë etnike.

Tërhiqet paralele identifikuese unike në mes “Darkës së Lamës” dita e “futjes së të korrurave në kosh” me theks në trevën e Dukagjinit. E mbjella e fundit që shenonete këtë moment ishin kungujt që bartëshin të fundit nga arat; në analogji të plotë me këtë e këmi “Diten e Falënderimeve” në Amerikë. Ku falënderohet Zoti për begatitë e vitit jo të ndërlidhura vetëm me bujqësine.
Kjo tradite në biznese e ndërmarrësi industriale përkufizohet me përmbylljen e vitit dhe bilancin pozitiv.

“Dita e veres” apo dita kur ringjallet natyra, ndryshe regjionalisht quhet edhe “natat e veres” kur kallen dëllinja; ne disa treva identifikohet edh si nata e “Shen gejrgjit” që poashtu shënohet me rituale te perafërta. Spikasin vendosja e gjethit nëpër të gjitha ambientet e banimkt, kultivimit dhe mbajteje se kafshëve, veglerisë dhe makinerisë së punës dhe kudo, si simbli i jetës dhe gjallërisë.
Kjo dite ne shba trajtohet si “Dita e Tokes” qe ka të nejtin konotacion. Prerja e gjeldetit ësht edhe një specifikë ne ditën e falënderimeve që kulftivohet dhe prehet e konsumohet në të nejjten periudhe si en terevat tona edhe ne SHBA

Ndërlidhja e të tashmes me të kaluarën, është segment që mbron autoktoninë shqiptare si populli më i vjetër në këto treva. Me nismën e ish-presidentit dr. Ibrahim Rugova u ringjall një traditë e lashtë e përgatitjes së ushqimit dhe të llojshmërisë të tij tradicionale. Kjo praktikë e dikurshme, por shumë e hershme tregon se shqipëtarët e mileniumit të pestë para Krishtit organizonin darka të veçanta për ditë të caktuara të vitit. Kështu për hirë të korrave dhe bereqeteve, që sillte viti në fundin e tetorit, organizonin darkë të veçantë me të gjitha llojet e gatesave, frutave dhe prodhimeve vjetore.

Ashtu të bashkuar, duke u lutur tek Zoti kremtonin përmbylljen e të gjitha bereqeteve që e quanin Lamë dhe darkën e përgatitur “Darka e Lamës”. Ky veprim dhe mënyrë e kremtimit ngërthente në vete një lloj filozofie të bazuar në doke, të cilat me kohë u shndërruan në traditë. Për një kohë të gjatë okupimet e shumta deshën të na shuajnë tërë traditën dhe vetë etninë, po edhe kjo mbeti gati në harresë.

Rugova lëvrues i traditës kulturore iliro-dardane, nisi t’i nxjerrë nga pluhuri i kohës dhe t’i vejë në dukje. Ndaj për herë të parë nën kujdesin e tij si president i Kosovës, u organizua kjo kremte, sikurse në lashtësinë Ilire me emrin “Darka e Lamës”.

Qeni ilir, i njohur si Deltari Ilir është racë autoktone që mendohet se ka prejardhje nga para mija vitesh në gadishullin ballkanik, në trojet Ilire dhe aty është formuar raca autoktone – qeni Mullos. Mbreti ilir PIRRO, i përdorte për ndeshkimin e të burgosurve. Mullosët, fis i njohur Ilir, që janë marrë me blegtori ekstensive dhe ka kultivuar qen të tillë autokton. Nga ata ne sot kemi racën e Deltarit ilir.

(Shkëputur nga punimi shkencor)