Rusi: Dënohen 4 persona për pjesëmarrje në grupe terrorist

04.08.2016 15:34:45

Katër anëtarë të organizatës islamike, Hizb ut-Tahrir, janë dënuar me tetë vjet burg në qytetin Urals të Chelyabinsk.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, tha më 5 gusht se ata janë shpalluar fajtorë për shkak të pjesëmarrjes në grup terrorist dhe promovim të ekstremizmit.

Disa anëtarë të organizatës Hizb ut-Tahrir, janë arrestuar apo dënuar në muajt e fundit në rajonin që ndanë Kazakistanin dhe Rusinë, me shumicë myslimane. Hizb ut-Tahrir është një organizatë me qëndër në Londër, që tenton të bashkojë të gjitha shtetet myslimane në një kalifat islamik.