Rusia e gatshme për armëpushim në Alepo

18.08.2016 23:52:11

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u shpreh e gatshme të shqyrtojë propozimin e OKB për vendosjen e armëpushimit në qytetin Alepo.

Kjo ministri me anë të një komunikate theksoi se është e gatshme të punojë për vendosjen e një armëpushimi 48 orësh në Alepo me kërkesë të përfaqësuesit special të OKB për Sirinë. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se hyrja e karvaneve me ndihma humanitare në Alepo do të varet nga situata e sigurisë në këtë qytet dhe kërkoi garanci nga OKB dhe SHBA për sigurinë e lëvizjes së karvaneve me ndihma humanitare.

Pritet që karvani i parë me ndihma humanitare të hyjë në Alepo nga rajoni Gaziantep i Turqisë. Që prej dy javësh, forcat e ushtrisë siriane të përkrahura edhe nga forcat ajrore ruse kanë nisur një ofensivë për clirimin e Alepos dhe deri tani kanë vrarë mbi 1000 pjesëtarë të ISIS dhe kanë plagosur mbi 2500 të tjerë.