Rusia e mohon që diplomati i saj e vrau një hajdut në Rio

05.08.2016 09:32:22

 

Policia në Rio De Zhaniero ka thënë se një diplomat rus që ishte viktimë e një vjedhje në tentativë afër Parkut Olimpik e ka vrarë me armë zjarri sulmuesin, por ambasada ruse e ka hedhur poshtë lajmin.

Policia thotë se zëvendës konsulli rus që është identifikuar si banor vendës i Brazilit, është përleshur me sulmuesin e armatosur që tentonte ta vidhte, duke shkaktuar që arma të shkrepej dhe kështu krimineli të qëllohej për vdekje.

Mirëpo, ambasada ruse në Brazilia e ka hedhur poshtë raportin duke thënë se asnjë nga diplomatët e saj nuk janë të armatosur. Ambasada ka shtuar se të gjithë punonjësit e saj kanë “emra rusë, e një të tillë nuk kishte” në sulmin e raportuar.

Ky rast është një nga rastet e mëdha të krimit të raportuar në qytetin ku 85 mijë policë dhe ushtarë janë vendosur për të ruajtur paqen dhe rregullin gjatë mbajtjes së Lojërave Olimpike që fillojnë