Rusia i armatos, kërcënon Serbia: “Tani do mbrojmë territoret tona”

25.12.2016 15:22:06

Rusia do të furnizoi Serbinë me avionë luftarakë, tanke, makineri lufte pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve gjatë vizitës së Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç javën e kaluar në Rusi.

Bëhet fjalë për 6 avioni MiG­29, 30 tanke T­72 dhe 30 makineri lufte që vijnë nga rezervat e Rusisë. Avionët do të dorëzohen në mars dhe do t’i kushtojnë Serbisë 180 deri në 230 milionë euro. Vuçiç, i cili siguroi marrëveshjen gjatë vizitës në Rusi të mërkurën e kaluar, tha se “donacioni” rus do të rrisë në mënyrë “dramatike” fuqinë mbrojtëse të Serbisë.

Shumica e vendeve fqinje të Serbisë janë vende anëtare të NATO­s. Marrëveshje e këtyre dy vendeve konsiderohet si rritje e ndikimit rus në Ballkan. Kreu i qeverisë serbe nuk harroi të theksonte se vendi i tij do të vazhdojë të mbetet një vend neutral ushtarakisht pavarësisht armatimit të ri nga Rusia.

“Qielli i Serbisë do të jetë absolutisht i sigurt”, tha ai. “Kjo do të thotë se ne do të kemi avantazh mbi ata që do të mendojnë të kërcënojnë Serbinë në të ardhmen. Ne nuk po kërcënojmë askënd.” Forcat e armatosura serbe kanë 80% të armatimeve nga teknologjia sovjetike. Pavarësisht se formalisht, Serbia kërkon të bëhet pjesë e BE­së, ajo është afruar me aleatin tradicional sllav dhe ortodoks. Gjatë takimit me Vuçiç, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu propozoi stërvitje taktike trepalëshe bashkë me Bjellorusinë që do të cilësohet stërvitje “vëllazërore sllave”. Gjithashtu Rusia u shpreh e gatshme për të intensifikuar bashkëpunimin në Serbinë në fushën e ushtrisë.

Marrëveshja e tyre janë në një kohë kur ka rritje tensioni mes Serbisë dhe Kroacisë, e cila është pjesë e NATO­s dhe BE­së. Në këtë mes Rusia duket se po kërkon që të parandalojë afrimin e mëtejshëm të Ballkanit me Perëndimin. Ministri serb i Punës, Aleksandër Vulin e cilësoi marrëveshjen me Rusinë si “historike”, i cili shtoi se që pa bombardimit nga NATO gjatë Luftës së Kosovës, tha se Serbia nuk është më e sigurt. “Tani do të jemi në gjendje të mbrojmë territoret tona”.