Rusia i kundërpërgjigjet Amerikës: “Kurrë nuk kemi ndërhyrë në vendet e huaja”

19.01.2017 15:43:14

Dimitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus ka reaguar ndaj deklaratave që ka bërë nënpresidenti amerikan Joe Biden, në Forumin Botëror Ekonomik në Davos

Joe Biden kishte paralajmëruar se “Rusia do të bëjë përpjekje për zgjerim të mëtejshëm në zgjedhjet e vendeve Perëndimore”.

Zëdhënësi i Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia kurrë nuk e ka frikësuar askënd, dhe se ka qenë partner i besueshëm.

“Rusia kurrë nuk ka ndëhyrë në vendet e huaja; Rusia kurrë nuk ka ndërmarrë shkatërrimin e plotë të vendeve dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë. Përkundrazi, ne jemi të angazhuar në luftën kundër terrorizmit për të shpëtuar shumë rajone nga pasoja të mundshme të pakthyeshme”, tha Peskov.