Rusia kërkon nga SHBA që mos të përsërit sulmin në Siri

12.04.2017 10:50:28
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë sot sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, se është e rëndësishme që të mos lejohet përsëritja e sulmeve amerikane në Siri.

Tillerson u takua sot me Lavrovin në Moskë.

Ai shtoi se pret diskutime të sinqerta me Tillersonin për të formuar një koalicion më të gjerë kundër terrorizmit.