Rusia njofton vrasjen e qindra pjesëtarëve të ISIS

15.09.2016 16:43:22

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për vrasjen e qindra terroristëve të ISIS në qytetin Tedmur (Palmira) të Sirisë.

Agjencia ISNA e lajmeve njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se gjatë operacioneve për asgjësimin e sulmit të terroristëve të ISIS kundër qytetit Tedmur të Sirisë janë vrarë të paktën 250 terroristë të ISIS dhe janë shkatërruar shumë automjete ushtarake të tyre.

Viktor Buznikhar, zv/komandanti i dhomës së operacioneve të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosur të Rusisë, theksoi se forcat ajrore ruse të martën kanë kryer sulmeve kundër pozicioneve të terroristëve në veri të Tedmurit që përgatiteshin për sulme kundër këtij qyteti.