Rusia nuk heq dorë nga Siria, vazhdon ta përkrah Assadin

12.04.2017 17:52:14

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se ftesa që Rusia të distancohet nga mbështetja e presidentit sirian, Bashar al-Assad është absurde.

Ai ka thënë se kjo thirrje nuk merrë parasysh për shkak dy objektiva kryesore, përkatësisht luftës kundër terrorizmit dhe gjetjen e zgjidhjes politike për konfliktin në Siri, transmeton lajmi.net.

“Assad është udhëheqësi legjitim dhe komandanti suprem i ushtrisë siriane i cili luftoi kundër terroristëve ndërkombëtarë të cilët kanë pushtuar një pjesë të madhe të territorit të vendit të tij”, ka thënë Peskov.

Peskov hodhi poshtë pretendimet se Moska u përpoq ta mbulonte sulmin kimik në provincën siriane Idlib në të cilën u vranë dhjetëra njerëz duke përfshirë edhe fëmijë.