Rusia pezullon sulmet në Aleppo, për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare

11.08.2016 09:37:26

Forcat ruse do të pezullojnë veprimet ushtarake në qytetin verior të Sirisë, Aleppo, për të lejuar që të shpërndahen ndihmat e nevojshme humanitare.

Akoma nuk dihet nëse grupet rebele siriane do të ndalin sulmet, çdo ditë nga tri orë.

Por, sipas zyrtarëve të OKB-së, kjo kohë është shumë e shkurtër, për të marrë sasinë e nevojshme të ndihmave, për t’u ndihmuar njerëzve të shumtë në nevojë.

Luftimet intensive janë duke vazhduar edhe më tej në Aleppo, mes rebelëve dhe forcave qeveritare siriane, proruse. Po ashtu, raportohet edhe për sulm me gaz toksik në një zonë të mbajtur nga rebelët, ku sipas stafit mjekësor, katër njerëz kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur. Në anën tjetër, mjekët e fundit të mbetur në këtë zonë, kanë kërkuar nga presidenti amerikan, Barack Obama, që t’u sigurojë ndihmë 250 mijë civilëve, që gjendën në atë pjesë. Letra i bën thirrje Obamës që të ndalojë sulmet ajrore mbi këtë pjesë.