Rusia, Turqia dhe Irani diskutojnë për zbatimin e armëpushimit në Siri

06.02.2017 16:41:05

Ekspertët nga Rusia, Turqia, Irani dhe Kombet e Bashkuara kanë zhvilluar një takim teknik në Astana të Kazakistanit, ku u diskutua për zbatimin e marrëveshjes për armëpushimin në Siri.

Lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e Kazakistanit, shkruan Reuters.

Pas bisedimeve, zyrtari rus ka deklaruar se palët kanë diskutuar edhe për parandalimin e provokimeve dhe sigurimin e qasjes humanitare.

“Delegacionet kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëveprimin për të ndërprerë luftimet në Siri”, tha Gagzhimagomedov.

Nga institucionet e Kazakistanit u konfirmua se në bisedimet tjerat do të marrin pjesë edhe zyrtarët e Jordanisë.