Rusia, Turqia dhe Irani përkrahin forcimin e armëpushimit në Siri

24.01.2017 20:21:18

Në bisedimet për paqe në Siri që janë duke u mbajtur në Astana të Kazakistanit, tre shtetet ndërmjetësuese Rusia, Turqia dhe Irani ranë dakord sot për të forcuar armëpushimin në Siri.

Derisa ndërmjetësuesit përkrahin armëpushimin, në bisedime nuk ka shenja të një zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës, pasi rebelët siç njihet krahu opozitar, ka akuzuar Iranin dhe regjimin sirian të Presidentit Bashar al-Assad për shkelje të armëpushimit dhe vrasje.