keq është me pas armikun dinak e vëllaun tokmak!

13.11.2019 14:05:55

Nga Ahmat Asani
Minishengeni është shkelje mbi viktimat dhe gjakun e gjithë shqiptarëve që Serbia i vrau, masakroi e dhunoi dhe kurrê falje nuk kërkoi! E para nëpër të gjitha këto shtete mund të lëvizet pa pasaporta, pra kemi lëvizje të lirë të njerëzve, që i bie se kjo nismë është një hajgare e radhës , është një trokitje në derë të hapur!

E dyta të gjitha këto shtete bashkë me Kosovën janë anëtare në CEFTA, e cila është themeluar mu per çështje të reciprocitetit ekonomik dhe rregullimit të qarkullimit të mallërave! Pra, CEFTA është dera qe të çon në BE e jo mini-shengeni! E gjithjë bota e di që e vetmja gjë qe ka mbet pa u kryer në rajon, është demarkimi apo shenjimi i kufirit mes Serbise dhe Kosoves.

Mirë është që Serbia në paket ta njoh shtetin e Kosovës, t’i kërkoj falje Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar për gjenocidin shekullor dhe të paguaj për dëmet e luftës, por edhe nëse Serbia nuk është në gjendje ti bëjë të gjitha këto, mjafton që për momentin të pranoj shënjimin e vijës kufitare në menyrë paqësore!

Tani si t’ia ngjesim emrin kësaj iniciative të quajtur mini-shengen, ku Serbia fut Kosoven pa e pyetur fare? Nëse jo BALLKANI e MINI-JUGOSLLAVI, atëherë CEFTA II apo si?
Nuk ka më keq se sa me pas armikun dinak e vëllaun tokmak!