Sa do ta dëmtojë Tokën presidenca e Trumpit

30.12.2016 14:35:55

Edhe pse nuk mund ta parashikojmë të ardhmen, mund të themi me siguri se pasiviteti i SHBA-ve ka potencialin t’i përkeqësojë gjërat, por kjo do të varet nga reagimi i vendeve tjera.

Së pari, analizat tregojnë se nëse SHBA-të nuk ndërmarrin aksion klimatik për tetë vite, që do të thotë se emetimet e saj mbesin konstante, atëherë kjo nuk do të dëmtonte planetin aq shumë.

Por nëse pasiviteti i ShBA-ve përhapet globalisht – nëse askush nuk i zvogëlon emetimet për tetë vite – atëherë problemi zmadhohet, shkruan Washington Post, transmeton lajmi.net.

Një studim tregon se një gjë e tillë do të mund të çonte në 350 bilionë tonë më shumë emetime të dioksidit të karbonit, duke korresponduar me një rritje të temperaturës planetare prej .25 gradë Celsius,dhe një zvogëlim të mundësive për të mbajtur ngrohjen e planetit në masa jo të rrezikshme.

Një vonesë e shkurtër tetë vjeçare në aksionin klimatik do të kishte pasoja të mëdha, edhe nëse pas vitit 2025 ndodhë një aksion klimatik shumë i koordinuar dhe ambicioz.

Në tri vitet e fundit, emetimet globale janë zvogëluar mjaft. Faktor kryesor për këtë është fakti se Kina dhe ShBA-të kanë djegur më ak thëngjill.