Sa energji elektrike shpenzoi një banor në Kosovë gjatë vitit 2016

07.07.2017 16:05:58

Në vitin 2016 konsumi i energjisë elektrike ka qenë 333.20 ktoe në krahasim me vitin 2015 ka pasur ulje prej 14.85 për qind.Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikimin “Bilancin e Energjisë” për vitin 2016.

Ekzistojnë disa indikatorë, të cilët shprehin raportin e energjisë në raport me tregues të tjerë ekonomik, demografik etj. Indikatorët më kryesorë janë: konsumi i energjisë për kokë banori; dhe intensiteti i energjisë.

Konsumi i energjisë për kokë banori është indikator i zhvillimit ekonomik të një vendi. Sasia e energjisë së konsumuar për kokë banori në Kosovë gjatë vitit 2016 , sipas ASK-së ka qenë rreth 1.13 toe/kokë banori.

Intensiteti i energjisë – është tregues(indikator) që shpreh raportin ndërmjet sasisë së energjisë primare në dispozicion dhe Bruto Produktit Vendor (BPV e parashikuar për vitin 2016). Për vitin 2016 intensiteti i energjisë ka rezultuar në 0.24 toe/1000 euro, raporton lajmi.net.

Ky tregues shpreh efikasitetin energjetik të ekonomisë së një vendi. Sa më i vogël të jetë ky intensitet aq më efikase konsiderohet ekonomia e atij vendi, sa i përket konsumit të energjisë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikimin “Bilancin e Energjisë” për vitin 2016.

Në këtë publikim pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe Burimeve, që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2016.

Sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2016 ka qenë 2688.62 ktoe (Kilo ton oil ekuivalent). Krahasua me vitin 2015 kishte rritje për 7.07%.

Sasia në dispozicion e thëngjillit të nxjerrë në vitin 2016 ishte 1684.57 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rritje për 8.39%.

Sasia në dispozicion e produkteve të naftës në vitin 2016 ishte 660.37 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie për 1.34 %.

Importi i produkteve të naftës për vitin 2016 ka qenë 660.39 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie rreth 1.34%.

Nafta merr pjesë me 65% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga benzina me 11%, koks nafte 8%, gaz i lëngëzuar i naftës (GLN) 6%, etj..

Sasia e konsumuar e druve të zjarrit në vitin 2016 sipas hulumtimi të zhvilluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është 368.58 ktoe (6.58 mᵌ për familje). Krahasuar me 2015 ku të dhënat e biomasës janë vlerësuar nga hulumtimet e më hershme kemi një rritje prej 45.72%.

Në vitin 2016 konsumi i energjisë elektrike ka qenë 333.20 ktoe në krahasim me vitin 2015 ka pasur ulje prej 14.85 për qind.Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikimin “Bilancin e Energjisë” për vitin 2016. Ekzistojnë disa indikatorë, të cilët shprehin raportin e energjisë në raport me tregues të tjerë ekonomik, demografik etj. Indikatorët më kryesorë janë: konsumi i energjisë për kokë banori; dhe intensiteti i energjisë. Konsumi i energjisë për kokë banori është indikator i zhvillimit ekonomik të një vendi. Sasia e energjisë së konsumuar për kokë banori në Kosovë gjatë vitit 2016 , sipas ASK-së ka qenë rreth 1.13 toe/kokë banori. Intensiteti i energjisë – është tregues(indikator) që shpreh raportin ndërmjet sasisë së energjisë primare në dispozicion dhe Bruto Produktit Vendor (BPV e parashikuar për vitin 2016). Për vitin 2016 intensiteti i energjisë ka rezultuar në 0.24 toe/1000 euro, raporton lajmi.net. Ky tregues shpreh efikasitetin energjetik të ekonomisë së një vendi. Sa më i vogël të jetë ky intensitet aq më efikase konsiderohet ekonomia e atij vendi, sa i përket konsumit të energjisë. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikimin “Bilancin e Energjisë” për vitin 2016. Në këtë publikim pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe Burimeve, që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2016. Sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2016 ka qenë 2688.62 ktoe (Kilo ton oil ekuivalent). Krahasua me vitin 2015 kishte rritje për 7.07%. Sasia në dispozicion e thëngjillit të nxjerrë në vitin 2016 ishte 1684.57 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rritje për 8.39%. Sasia në dispozicion e produkteve të naftës në vitin 2016 ishte 660.37 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie për 1.34 %. Importi i produkteve të naftës për vitin 2016 ka qenë 660.39 ktoe. Krahasuar me vitin 2015 kishte një rënie rreth 1.34%. Nafta merr pjesë me 65% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga benzina me 11%, koks nafte 8%, gaz i lëngëzuar i naftës (GLN) 6%, etj.. Sasia e konsumuar e druve të zjarrit në vitin 2016 sipas hulumtimi të zhvilluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës është 368.58 ktoe (6.58 mᵌ për familje). Krahasuar me 2015 ku të dhënat e biomasës janë vlerësuar nga hulumtimet e më hershme kemi një rritje prej 45.72%.