Sa është përgjegjës shteti në luftimin e radikalizmit fetar?

14.01.2020 13:01:15
Nga Adem Bytyçi
Këto ditë është  arrestuar një fëmër shqiptare e cila fajsojë Amerikën , për vrasjen e gjeneralit Iranian Qasem Suleamanit, në Irak!
Jo për  të arsytuar deklaratën e një fëmre  kundër një shteti mik të Kosovës dhe shqiptarëve, por për të   vënë në spikam një realitet të shtetit të Kosovës, i cili i referohet qështjës së religjinëve në Kosovë!
Ani pse Kosova është shtet sekularist, dhe besimet fetare gëzojnë autonomin nga shteti, megjithatë, shteti  nuk duhet lejuar që besimet fetare në vend të kultivojnë besime që bijnë ndesh  drejtëpërsedrejti me interesat e shtetit si dhe interesat e kombit dhe interesat e bashkëjetësës fetare në vendin tonë ,si një pasuri e qmuar e një populli i cili historikisht ka ditur të respektojë interesat e kombit dhe interesat e besimeve…
Shteti dhe segmentet e tij përkatëse janë përgjegjësit e vetëm dhe kryesor të luftimit dhe suspendimit të besimeve radikale dhe pa mundësimit që viktimë e besimeve të tilla të bijnë qytetarët tanë!
A do të ishte më mirë dhe më e dobishme për shoqërin tonë ,që shteti i Kosovës të ndërmerrte masa preventive për mes sengmentëve të caktuara për të ndaluar pjesëmarrjen e qytetarëve Kosovar në luftrat e huja siq është ajo e Isisit në Siri, opo tani të merret me shërimin e pasojave të kësaj lufte?
Shteti i Kosovës ,gjykoj unë, do të duhej që për mes agjenësive shtetërore siq është Agjensia e intelegjencës të sigurojë  dhe të sistematizojë informacione të sakta për se cilin qytetar të vendit që del jasht për të studjuar besimet fetare në mënyrë që besimet e tilla të mos mbjellin fahren e urrejtjës ndërmjet  qytetarëve të besimeve të ndryshme në Kosovë, në momentin kur këta besimtarë të këthehen në Kosovë ,pas përfundimit të studjimeve fetare në shtetet përkatëse arabe…
Shqiptaria, e arrestuar për shkak të një deklarate kundër Amerikës , me rastin e vrasjës së gjeneralit Iranjan në Irak, e paska vajzën e saj duke studjuat në Iran, e cila përkrah deklaratën e të ëmës kundër Amerikës, dhe thotë se pas këthimin të saj në Kosovë do të kultivojë  besimin e saj , i cili edhe mund të jetë kundër interesave jo vetëm të bashkëjetësës fetare, por edhe kundër interesave të shtetit dhe interesave kombëtare shqiptare ,prandaj shteti më Instrumentet e tij përkatëse dhe të spicializuara ,në rastet e tilla duhet të jetë shumë vigjilent për t’i suspenduar pasojat e radilkalizmit fetar ,para se ato të kën lëshuar rrënjet e të keqës në Kosovë!
Një shteti i vogël si Kosova , me një popullësi relativisht të vogël nuk mund të arsytohet se e ka të pa mundur për të luftuar besimet radikale që në fillët e paqaitjës së tyre në vendin tonë,  për t’i shpëtuar qytetarët tanë nga pasojat e këtyre besimeve ,të cilat historikisht njerëzimit i kanë shkaktuar vetëm fatkeqësi!