Sa lehtësisht Daçiq tallet me Kosovën dhe me pozitën e saj ndërkombëtare!

03.10.2017 11:28:31

Nga Rexhep Kastrati

Ivica Daçiq ka bërë provikimin e radhës ndaj Kosovës, duke e sfiduar të riaplikojë për anëtarësim në UNESCO. Pas tërheqjes së kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Interpol, Serbia është ndjerë shumë ngadhnjimtare dhe tashmë sfidon hapur me një çështje e cila nuk u realizua vetëm për një votë.

Siç dihet, vitin e kaluar, kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO nuk u miratua vetëm për një votë, dhe në kushtet kur disa shtete që e kanë njohur pavarësinë e saj, ose votuan kundër, ose abstenuan.

Për këtë çështje ishte angazhuar diplomacia dhe në përgjithësi shteti amerikan, duke e marrë shumë seriozisht dhe si një projekt strategjik për Kosovën dhe për vetë SHBA-të dhe rajonin.

Mosmiratimi i kërkesës së Kosovës në UNESCO, u bë për shkak të punës së dobët të hashim Thaçit si ministër i jashtëm dhe si president, si dhe për shkak të dhunës në Kuvend dhe jashtë tij nga VV, AAK, Nisma.

Ndërkohë që tashmë ka një Qeveri me dy bashkëkryeministra: Ramushi dhe Gjuriq, dhe kur është e varur tërësisht nga Serbia, është e qartë se Beogradi është në pozitë shumë komode qoftë për raportet e brendshme dhe stabilitetin e Kosovës, qoftë edhe për pozitën ndërkombëtare të saj, e rrjedhimisht edhe për anëtarësimet në institucione ndërkombëtare.

Rasti i tërheqjes së kërkesës për anëtarësim në Interpol, është rasti më eklatant që ka mundur ta bëjë Qeveria Ramushi-Gjuriq, jo vetëm se ka çuar dëm punën disavjeçare të MPB-së dhe të institucioneve tjera përkatëse, por edhe ka krijuar përshtypjen se Kosova vërtet nuk është e përgatitur për pranim në Iterpol, se Kosova nuk vlerëson rëndësinë që ka Interpoli për forcimin e pozitës nëdrkombëtare të saj, dhe se na qenkëshin të vërteta pretendimet e Serbisë për të mos e pranuar Kosovën në këtë institucion ndërkombëtar.

Natyrisht, kjo ka vështirësuar shumë edhe çështjen e riaplikimit për anëtarësim në UNESCO, pasi që është e qartë se nëse Kosova nuk qenkësh e përgatitur për anëtarësim në Interpol, nuk mund të jetë e përgatitur për anëtarësim në UNESCO.

Në këtë kontekst, komoditeti i Daçiqit për të sfiduar Kosovën me UNESCO-n, është një komoditet i ardhur nga përgjegjshmëria e klasës politike në Kosovë, nga angazhimi i pjesës dërmuese të saj në veprimtari subversive, diversive, anarkiste dhe tribale, si dhe i mefshtësisë së pjesës tjetër për të shprehur qartë dimesionet reale të angazhimeve të tilla.

Angazhimi i plotë medietik i korpusit medietik të kontrolluar nga strukura mafiozo-politike dhe rekrutë agjenturash kundërshqiptare në nxitjen, në mbështetjen dhe në zhvillimine një lufte speciale në mbështetje të angazhimeve të dhunshme, destabilizuese dhe që si përfundim ka këtë pozitë të mjerë të Kosovës edhe në planin politiko-institucional, edhe në planin ndërkombëtar.