Sa nënshkrime kanë mbledhur veteranët kundër Gjykatës Speciale

15.12.2017 20:40:02

Mbi 4000 nënshkrime janë mbledhur deri në pasditën e sotme në peticionin e Organizatave të Vetëranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kërkojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, i cili ishte miratuar më parë në Kuvend.

Këtë e ka bërë të ditur në emisionin në Tribuna Channel, nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Sipas tij, deri në përfundim të afatit për mbledhjen e nënshkrimeve nga qytetarët, parashihet që numri i tyre do të kalojë numrin 10 mijë.

Veteranët thonë që kjo gjykatë ndërkombëtare do të ketë karakter të njëanshëm dhe të padrejtë, pasi do të gjykojë vetëm shqiptarët, e jo edhe serb.