Sa shumë vret buzëqeshja zbrazët/ vargje nga Shukrije Gashi

31.10.2020 02:16:29
3o tetor 2020,
Nuhi (Rexhep) Berisha
Sa shumë vret buzëqeshja zbrazët
varur në sytë e buzët
e moshës që as nesër u plak
stisur kujtimeve të dashnisë
Dhimba nuk m’ braktisi
jeton në mua në mllefin
që nuk heshtë
Veshur me andrrat e tua dje
mallin edhe për nesër
e mora me veti
kurrë nuk t’ lash atje
E kujt i bëhet vonë
pse shpirti po më qanë
me ngashërim edhe sot
veç fytit tim që kapërdinë
shije loti njelmët e pelim
në pritje të Odiseut
që nuk erdhi kurrë
e ti hije pëshpëritë në fëshfërima
gjethesh të kuqrremta teksa
rebele kacafyten me erën
që me rrembim përplasë degët
ta ndjejë pezmin për heshtjen
në stinën që mbjell pikëllim
Kë e ha marazi për vrapin tënd
rrugicave me kalldrëm për ta shkundur
nga gjumi Lirinë andrrën harruar
nën strehët me çeremide t’ thyera
ku myku e varfëria hanë jetët
e mjerimit si dje edhe sot
e mizantropët vuajnë idilën
e llojit të vetë smirën e padijes
dhe grimcojne thonjët…