Sa vota mori mbesa e presidentit Thaçi?

28.06.2017 15:48:28

Evgjeni Thaçi- Dragusha, mbesa e presidentit Hashim Thaçi, do të jetë deputete e re e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Thaçi-Dragusha në zgjedhjet e 11 qershorit ka marrë mbi 10 mijë vota, duke lënë mbrapa disa drejtues të PDK-së që kanë mbajtur pozita të larta në Qeveri dhe Kuvend.

Përndryshe, opozita gjatë fushatës së fundit zgjedhore ka akuzuar presidentin Thaçi se po bënë fushatë për PDK-së, pasi që pak ditë para fillimit të fushatës zyrtare zhvillonte takime në qytete të ndryshme të Kosovës, veçanërisht në të ashtuquajturat “bastione” të PDK-së, Skënderaj dhe Drenas.

Sa vota mori mbesa e presidentit Thaçi?