Sadiku parashikon rezultatin dhe golashënuesin e ndeshjes Shqipëri-Spanjë

09.10.2016 13:25:17
Armando Sadiku, i cili nuk mund t’i ndihmoj kuqezinjve për shkak të lëndimit, ka parashikuar ndeshjen e sotme ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës. Kombëtarja shqiptare do të ketë një mungesë të madhe në ndeshjen e sotmen ndaj Spanjës.
Fjala është për shumuesin e Zurichut, Armando Sadikun. Ky i fundit nuk ka mundur të grumbullohet me Kombëtaren për shkak të operimit të meniskut.

Por, Sadiku beson se këtë herë do të jetë Odise Roshi që do të vendosë gjithçka në këtë takim dhe Shqipëria të dalë me triumf nga kjo ndeshje.

“A keni një parandjenjë për rezultatin? Fitojmë 1-0 me gol të Roshit”, ka deklaruar Sadiku në një intervistë për ‘Panorama Sport’.