Sadio Mane ia siguron fitoren Liverpoolit

11.02.2017 20:52:41

Njëri nga ekipet më të trofeshëm të Premier League, Liverpool, ka mposhtur rivalin e tij për njërën nga 4 pozitat e para tabelare, Tottenham Hotspur.

Të dy golat i shënoi Sadio Mane (16’ dhe 18’). Me fitoren e sotme,  Liverpool u është kthyer fitoreve, pas një serie jo të mirë që kishte kohën e fundit në fushën e gjelbër.

Tottenham Hotspur është në pozitën e dytë me 50 pikë, kurse  Liverpool është në pozitën e katërt me një pikë më pak.