Safet Neziri për tragjedinë në Shkup: Po vazhdon beteja e njerëzve për të mbijetuar

09.08.2016 00:06:09

Safet Neziri, ish Deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe po ashtu banor i zonës së Hasanbegut që u përmbyt nga shirat e mëdhenj që kanë rënë të shtunën ka thënë për Klan Kosovën se ende është duke u zhvilluar beteja e njerëzve për të mbijetuar në këto momente të rënda.

“Ende është duke u zhvilluar beteja e njerëzve nga dëmet për gjetjen e mënyrave për të mbijetuar në këto momente të rënda”.

“Së paku 25 persona kanë humbur jetën dhe familjet e tyre janë të prekur shumë nga kjo fatkeqsi”.

“Numri i viktimave siç po thuhet është edhe më i madh dhe dhjetë fëmijë tjerë janë zhdukur”.

“Institucionet po ndërmarrin hapat por ka tentime për të politizuar këtë çështje”.

“Gruevski kordinon aktivitetet e qeverisë dhe jep kjo ka shkaktuar reagime të ashpra dhe kemi politizim të gjithë kësaj tragjedie”.

“Asnjë nga funksionarët shtetëror nuk ka pranuar përgjegjësi politike për këtë rast edhe pse ekspertët thonë se faji kryesor është faktori njeri”.

“Për personat që janë dëmtuar nga kjo tragjedi ka një aksion human nga disa ndërmarrje private dhe hotele që kanë ofruar për ata që kanë mbetur pa shtëpi”.