Sahit Dollapit i kanë nxjerrë shpatullën, mjeku: Nuk ndërhyjmë dot, pacienti vuan nga…

12.05.2019 11:22:07

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike Sait Dollapi është liruar nga policia pasi u ndalua mbrëmjen e kaluar me forcë gjatë protestës së opozitës para Kuvendit, por momentalisht ndodhet i shtruar në spitalin e traumës në Tiranë pasi ka marrë dëmtime në gjunjë dhe në shpatull gjatë dhunës që forcat e ndërhyrjes së shpejtë ushtruan mbi të mbrëmjen e kaluar.

Burime bëjnë me dije se Dollapi ka nxjerrë shpatullën në momentin që është tërhequr zvarrë nga policia gjatë protestës së mbrëmshme. Gjithashtu, nga ana e mjekëve që po e mbajnë nën mbikëqyrje bëhet me dije se ata nuk mund të kryejnë asnjë ndërhyrje, pasi sipas tyre pacienti vuan nga zemra. Mësohet se Dollapi ka kryer tri ndërhyrje në zemër.

Ndërkohë sot në spitalin e Traumës ishte edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili pas vizitoi Dollapin nuk dha asnjë koment për mediat