Saim Tahiraj – Nasim Haradinajt: Ke dhënë para për vrasjen e Ibrahim Rugovës!

27.04.2019 14:05:46

Nga Saim Tahiraj

Në javët e fundit, jo rastësisht u hap një debat i ashpër për betejën e Kosharës: pat akuza dhe kundërakuza, madje edhe në nivelin më të ulët të fyrjeve! Pat edhe shpifje, të cilat pa fije morali i përdorën personat e caktuar për t’i njollosur përsonat e caktuar!

Kjo nuk ishte e rastësishme, por e organizuar dhe e dirigjuar nga një qendër e cila si para lufte, në luftë, pasë lufte, edhe sot po përpiqet me të gjitha mjetet të përfitojë dhe ta marrë primatin mbi luften, pa kursyer mjete dhe forma nga më të ultat.

Gjithashtu kësaj i shtohen edhe dy arsye tjera, të cilat ishin shkaku i kësaj lufte propagandistike shumë të ndyrë: e para ishte Gjykata speciale, e cila pritet te fillojë me arrestimet e para, dhe siç thuhet nga disa burime do jenë aktorët kryesorë të kësaj qendre propaganduese që do të gjykohen; e dyta është se beteja e Kosharës si njëra ndër betejat më të suksesshme në luften në Kosovë, të drejtuar nga oficerë profesionistë të Ministrisë së Mrojtjes të udhëhequr nga ministri kolonel Ahmet Krasniqi, të përvetësohet përfundimisht dhe të paraqitet si betejë që e komandoi shtabi i LPK-së.

Ky debat si përfundim pati një sukses, pavarësisht fyrjeve, shpifjeve dhe akuzave, sepse nxori në shesh karakterin e përsonazheve që ishin në debat. Nxori karakterin e oficerit, përmes të cilit u vertetua se betejën e drejtuan ata, dhe se meritat kryesore iu takojnë atyre. Strategjinë që ata përdorën, sollën suksesin dhe namin e kësaj beteje, pavarësisht pengesave, avantazheve, kërcënimeve, që patën nga shtabi i LPK-së.

Ky debat nxori në sipërfaqe edhe karakterin e komandntëve të vetëshpallur të LPK-së, të cilët treguan se ata jo vetëm që nuk ishin drejtuesit e kësaj beteje, por ishin penguesit kryesorë të saj. Ata treguan se nuk ishin në Koshare me e luftue armikun, por Ministrinë e Mbrojtjes dhe oficerët e saj, dhe krahas saj në përfundim të luftës të merren merita për luftën dhe pushteti i pasëluftës. Pra, me çdo kusht të eliminohet presidenti Rugova dhe vija e tij politike.

Tash opinioni i gjerë në Kosovë e ka shumë të qartë se kush ishin drejtuesit e betejës së Kosharës.

Urime oficerë të Ministrisë së Mrojtjes së Ahmet Krasniqit për këtë betejë mediale të fituar!

Gjatë këtij debati u lakua edhe emri im nga Nasim Haradinaj. Në debatin e parë në TV.DUKAGJIN, ku me akuzoi duke shpifur rëndë për tradhti. Unë iu përgjigja me një reagim të lehtë, duke menduar se ai do i thërret mendjes dhe do ndalet me këto shpifje të ulta, por ai nuk e bëri dhe u paraqit në një emision tjetër te TVT7, ku akuzat me shpifje edhe më të ulta i tha për mua.

Tash jam i detyruar t’i përgjigjem për shpifjet e tij, sepse ky njeri nuk ka më kontroll mbi veten dhe mund të vazhdojë edhe më tej.

Në reagimin e parë i thashë se une jam arrestuar dhe dërguar në SUP, në Pejë në bazë të dekleratës së tij dhe kjo është një e vërtetë që askush nuk mund ta kontestojë, madje as Nasimi. Në vend që së paku tash pas 38 viteve, së paku të ndjejë keqardhje, ai më akuzon edhe më rëndë, duke thanë; Nasim në burg, e Saimi në liri! Unë po të them prapë se unë jam arrestuar në bazë të deklerastës tënde. Në atë dekleratë ka pasë edhe emra të tjerë dhe gjëra tjera, por mua nukë po më interesojnë ata përsona dhe ato gjëra, por po flas vetëm për veten time. Po ta kesh një grim burrëri, do e pranosh këtë fakt dhe së paku do keshë një grimë keqëardhje! Gjërat nuk mbulohen me shpifje! Pastaj thotë; „Mentor Kaqi në burg dhe Saimi në liri“! Po çfarë lidhje ka Saim Tahiraj me Mentor Kaqin? Kurrë në jetën time nuk e kam takuar, nuk e kam njohur dhe kurrë nukë kamë pasur lidhje me te .Po çfarë paturpësie është kjo shpifje?

Shpifja e radhës: Sali Çeku në luftë me mua dhe Saim Tahiraj kurkund! Saim Tahiraj dhe shokët e grupit kanë qenë çdo herë aty ku i ka caktu ministri Krasniqi dhe Sali Çeku, ,andaj lëri më pollavrat se ti nuk i din këto!

Tash po të them diçka se kurrë ma mos e përmendësh emrin e Sali Cekut, sepse nuk i bën nder, por përkundrazi! Sali Çeku kurrë nuk ka qenë në luftë me ty! Sali Çeku ka qenë në vijen e frontit, në ballë të luftës, e ti ke qenë thellë në prapavijë, duke kryer misionin tënd të ngarguar nga shtabi i LPK-së. Misioni yt ishte për t’i vëzhguar oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe pikërisht Sali Çekun si njeriun kryesor të vijës politike të Ibrahim Rugovës. Këtë na ka thënë Saliu disa herë dhe ka qenë shumë i shqetsuar, madje e ka të shkruar edhe në ditarin e tij. Kurse në një mbledhje të shtabit kërkon sqarim se kujt i përgjigjet Nasim Haradinaj?

Shpifja e radhës, kryeturpi i tij: “Vëllau i Saim Tahiraj ka shit telefon me Vulen“! Po ta them një gjë se po të ishte e vërtetë kjo gjë, njeriu i parë që do i bashkangjitej vëllaut do ishe ti. Këtë e ke dëshmuar me kohë. Vulën e ke koleg nga hotel “Metohija” dhe bashkpuntorët e tij i keni pasur nëpër shtabe. Ata kurrë nuk ju kanë penguar. Juve ju kanë penguar vetëm ushtarët, oficeret dhe aktivistët e vijës së Ibrahim Rugovës! Ne kemi qenë armiku kryesor për juve! Ti edhe sot ia ruan banesën Vulës, ndërsa ke dhanë shumë pare me e vra Ibrahim Rugoven! Ku janë paret ti nuk pyet se ka vinë! .Shiko vetëm pasurinë tënde si e ke krijue.

Ishe edhe në Zvicër dhe këtu bëre biznes! Ku e ke partnerin tënd ? Ti e ke një problem të madh me mua! Gjynahet që ke ndaj meje kurrë nuk kanë me të lënë të qetë! Sa herë që ti flet në ndonjë emision, ato vetvetiu të shpërthejnë, dhe sa herë që flet për mua sharron edhe më thellë duke shpifur. Shikoje pamjen tënde në emision, lëvizjet t’ua, tonin e zërit tënd: ato flasin shumë, ato tregojnë mbrendinë tënde!

Ti ke një hall të madh që përpiqesh me fyrje. shpifje ta mbulosh ate, por po të del krejtsisht diçka tjetër! Je në rrugë të gabuar! Pranoje të vërtetën ashtu siç është, sado e hidhur që do jetë për ty, sepse vetëm kjo do jetë rruga e shërimit tënd! Kjo është këshilla ime, por nese mendon me vazhdu kështu është puna e jote. Sado që do shpifësh për mua, nuk ka rëndësi më, sepse tash opinioni na njeh të dyve!