Sakrifica e Shqiponjës për të mbijetuar!

14.07.2020 08:42:02
Nga Ahmet Asani
Shqiponja është i vetmi shpend të cilit Krijuesi i ka dhënë pushtet të plotë në qiell! Fal porosisë gjenetike të regjenerimit, shqiponja mund të jetojë deri 70 vite! Kur i mbush shqiponja 40 vite, ndodhet para një vendimi të rëndë, asaj i duhet të vendos, të vdes apo të regjenerohet për te mbijetuar!
Shqiponja e vërtetë për të mbijetuar këthehet në vendlindje, këthehet në malet e larta atje ku shqiponjat e kanë folenë dhe merr vendimin per ripërteritje! Ështe një vendim i dhimbshëm, por i domosdoshem për të jetuar! Shqiponja s’pari duhet ta thej sqepin duke i ra për shkembi! Pasi ta ketë thyer sqepin, shqiponja pret deri sa ti del sqepi i ri! Kur ti del sqepi i ri, atëherë shqiponja pastron trupin nga pendlat e vjetra e të rënda dhe pret deri sa ti dalin pendlat e reja.
Pasi qe ti kenë dalur pendlat e reja, shqiponja me sqepin e ri, mpreh këthetrat dhe kështu e ripërtëritur ajo mund të vazhdoj të jetojë edhe 30 vite tjera të jetës së saj prej shqiponje!
Me shekuj sorrat e korbat e manipuluan shqiponjën, qe ajo mos te regjenerohej, te vdiste duke menduar se eshte pulë, sorrë apo korb! Fal gjenit të ripërtëritjes, shqipja i mbijetoi manipulimeve shekullore dhe erdhi deri te ky shekull i dijes dhe i së vërtetës!
Tani që shkenca ka zbërthyer fshehtësinë e jetës, të materjes e të shpirtit hyjnor e të Frymës njerëzore, të mendjes, vetëdijes, ndërdijes e mbidijes, është kohë e fundit që shqipet ta njohin veten, të regjenerohen dhe si shqipe të vërteta që janë, ti mbijetojnë manipulimeve të ideologjive monisto-ateiste dhe atyre fanatiko-fetare!
Image may contain: text