Salah zgjedhet lojtari i javës në Ligën e Kampionëve, dukshëm më i votuar se Messi e CR7

20.10.2017 14:13:55

Mohammed Salah është votuar si lojtari më i mirë i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Liverpool-it pati paraqitje fantastike në fitoren 7-0 ndaj Mariborit në udhëtim, paraqitje kjo që ndikoi në përzgjedhjen e tij.

Salah ndaj Maribor-it shënoi dy gola, bëri një asistim dhe kishte katër goditje në drejtim të portës.