Salam Shkodra: Është trishtues lajmi për aksidentin e dy policëve të Kosovës

Salam Shkodra: Është trishtues lajmi për aksidentin e dy policëve të Kosovës

29.04.2018 12:56:11

Dhimbje dhe pikëllim e ka quajtur zëvendës Ministri i Punëve të Brendshëm Salam Shkodra, ngjarjen e mbrëmshëm ku një veturë e Policisë ka rënë në lumin Lepenc dhe dy policët që ishin brenda veturës ende nuk janë gjetur.

Përmes një postimi  në Facebook, Shkodra , ka thënë së ndanë emocionin më familjaret  dhe koleget e dy policëve.

Postimi i plotë:

“Dhimbje, pikëllim, zemërim, trishtues lajmi për aksidentin e dy policëve të Kosovës ne lumin Lepenc. Ndajë emocionet me familjarët, kolegët dhe miqtë në këto momente për fatin e policëve tonë,të cilët në krye të detyrës pësuan aksident.

Lutjet tona shkojnë për ta në këto momente plot ankth!

Përzemërsisht falënderoj të gjithë të angazhuarve, që po marrin pjesë në këtë operacion,Policinë e Kosovës,FSK-në dhe zjarrfikësit”, ka shkruar Shkodra.