Sali Berisha: Bamir Topi, sekser i shkatërrimit të drejtësisë

12.12.2016 22:36:42
Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka sulmuar programin e PS per vendosjen e takses progresive, duke e cilesuar si marrezine e radhes te kryetarit te opozites.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, duke folur për sistemin e drejtësisë në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, tha se Bamir Topi ishte njeriu që shkatërroi drejtësinë.

“E akuzoj me keqardhje, por Bamir Topi është sekseri i shkatërrimit të drejtësisë”, tha Berisha gjatë emisionit

Berisha tha gjithashtu se në 26 vite të demokracisë, asnjë prokuror apo gjykatës nuk e ka akuzuar atë për ndërhyrje në çështje të ndryshme.

“Unë nuk kam ushtruar kurrë presione mbi drejtësinë. Në 26 vite nuk ka asnjë akuzë ndaj meje për ndërhyrje në çështje gjyqësore”, tha Berisha