Sali Berisha: ‘Ky ministri që iku në Brazil dhe shkoi në bordello burrash, as nuk e përgënjeshtroi’

24.11.2016 14:48:12

“Ky ministri që iku në Brazil dhe shkoi në bordello burrash,  as nuk përgënjeshtroi këtë,” tha sot në Kuvend, ish-Kryeministri Sali Berisha duke iu drejtuar një ministri të qeverisë pa emër.

Në vazhdën e denoncimit të skandaleve qeveritare, Berisha solli edhe këtë fakt që pak muaj më parë përfshiu mediat ndërkombëtare dhe ato vendase.

“Po për cilin ministër është thënë kjo? – pyeti ai dhe iu përgjigj një pyetjeje nga salla: –  Jua tha bota këtë! Po s’e hodhët në gjyq ju! Pse nuk dolët ta hidhnin në gjyq autorin?! Çdo njeri kudo që ndodh ka të drejtë të hapë gjyqe. Edhe në Brazil ka një sistem gjyqësor…Mos e merrni ashtu. Kanë kryqëzuar presidentin ata!” i kujtoi Berisha, mazhorancës.