Sali Berisha poston xhirimin ku i madhi Lasgush Poradeci përlotet për Kosovën (Video)

22.07.2017 22:49:22

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar një video të rrallë të poetit të madh Lasgush Poradeci.

Në këtë video, teksa flet për Kosovën, nga dashuria dhe patriotizmi i madh, Lasgushi përlotet.

Telegrafi ju përkujton se teksa Poradeci anatemohej nga regjimi komunist në Shqipëri, “Rilindja” në Kosovë boton vëllimin e veprave të tij. Ky vëllim i realizuar me shumë përkushtim dhe shpenzime të mëdha, në Tiranë – me shumë peripeci po edhe këmbëngulje – atij ia dorëzon redaktori i “Rilindjes”, kritiku dhe shkrimtari Sabri Hamiti që kishte përgatitur këtë botim, parathënien e të cilit e kishte shkruar po ashtu.

Lasgushi, as në këto momente nuk ka mundur të përmbahet nga lotët.