Salih Çekaj ushtaraku, komandanti i cili u ngrit mbi përsonalen për interesa të përbashketa shteterore dhe çlirimtare

19.04.2018 19:33:13

Salih Çekaj shkriu grupin e vete nç kuader te Ministrise se Mbrojtjes të Republikës se Kosovës dhe i pari ju bashkangjit kol Ahmet Krasniqit Ministrit të parë të luftës të MBRK-se, pra Forcave te Armatosura të Republikes se Kosoves FARK-kut.

Shkruan major Nazif Ramabaja

Ne nëntembdhjet vjetorin e rënjes se komandantit Salih Çekaj, pra ne këtë ditë kujtojmë dhe përkujtojme figuren e ndritur të tij duke qëneë mirënjohës dhe falendërues për gjithçka që bëri për ne dhe gjëneratatë ardhshme.

Salihu ishte dhe mbetet figura më madhore dhe shumë  dimenzionale me meritat e tija të larta politiko-ushtarake për çlirimin e Kosovës.

Hero Salihu gjitmonë në çdo kohë dhe moment ishte dhe gjindej aty ku duhej, pra ishte i pari në organizim, pjesëmarrje, planifikim, pra është protagonisti i të gjitha ngjarjeve te cilat e deteminojnë dhe përcaktojne përiudhen e para dhe gjatë luftës.

Salihu ishte vares i komandantit kolonel Tahir Zemaj ne Brigaden 134-te, te cilit i qëndroje besnik deri ne fund dhe s`bashku me Agim Ramadanin më të cilin bashkerënditi, kordinoi dhe planifikoi të gjitha operacionet lu ftarake në përgjithësi e në veçanti Betejen e Kosharës më të cilën beteje hyne në histirine më te re te Kosovës, për të mbetur aty përgjithmonë.

I heshtur, por punetor i vyeshem dhe ushtarak i shkathet e guximtar i priu grupeve te para guerile per aftesimin dhe pergatitjet e para ne shtetin ame dhe ne vazhdimesi i rezistoi pushtuesit dhe okupatorit duke ja bere me dije se ketije vendi dhe trulli do i dalim vete zot, duke bere pregatitjet per nji faze perfundimtare e cila quhej lufta per qlirimin e popullit dhe teritorit te okupuar.

Salih Çekaj përveq figures se juristit, politikanit, prinderit, kolegut ai ishte një ushtarak i shkelqyer ku me idete dhe përgatitjen e tije shkollore beri qe strukturat qe komandonte tju ngriste moralin deri ne ate shkalle sa qe kush s’mendonte për vete, por për lirinë dhe çlirimin e vendit e cila ishte në rrugë e sipër.

Salihu ishte pjesemarres dhe protagonist i dy betejave te njohura kombetarisht dhe nderkombetarisht asaj te Loxhes dhe Koshares, i cili me aktivitetet dhe aftesite e tija moralo-politike dhe komanduese beri qe liria e sotme te lidhet dhe identifikohet me kete emer, pra me emrin e Salih Çekajt.

Salihu ishte institucionalist i kalitur dhe i pa zevendesueshen, por qe jo rralle ishte kritike ndaj individve dhe proqeseve neper te cilat kalonte vendi, i vendosur ne qellimin e percaktuar, por qe donte me doemos qe organizimi ushtarak te beheje ne menyre profesionale dhe nga te dijshmit duke u unifikuar dhe bashkuar per qellimin e perbashket, e jo kursesi lufta te behet nga individet dhe grupet te cilat kishin qellin denigrues, perqares duke e vene ne rend te pare pushtetin e jo shtetin.

Te gjithe ata te cilet e njohin figuren e heroit Salih Qekaj me afer sikur qe une pata rastin ta njohe, te bashkepunoj dhe bashkeluftoj me te do te pajtohen me konstatimin tim se ai ishte i veqante, unikal i pa zevendesueshem dhe eshte veshtire te krahasohet apo gjindet nji figure me tipare dhe karakter te njejte si Salihu, me fjale tjera figura e tije shumedimenzionale eshte unikale.

Vendisshmeria dhe percaktimi i Salihut per mos te qendruar duarkryq dhe organizimi i tije politik e ushtarak tregon fifuren e qarte te nji vizionari dhe atedhetari per tju dale ne balle proqeseve udhehequr ato dhe kurorezuar me sukses, por ja qe nuk e pati fatin te vazhdoje t`ju prije atyre proqeseve sepse u flijua dhe ra ne alltarin e lirise per te mos vdekur kurre.

Komandanti i Koshares Salih Çekaj do te jete ne mendje dhe zemrat e qdo atëdhetari e sidomos do jete shembull për gjeneratat e ardhshme te cilat do e mësojne dhe njohin punen, vepromtarine dhe aktivitetin e tije politik e ushtarak nepermes vepres se tij.

LIRIA do te ishte me e vonshme pa vepren e Salihut, zoti e bekoft heroin Salih dhe familjen Çekaj.