Samedin Mehmeti zgjedhet Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës

23.01.2019 15:44:24

Ish- drejtori i Divizionit për Komunikacion në Policinë e Kosovës, Samedin Mehmeti është zgjedhur Zëvendësdrejtor në Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministri i Punëve të Brenshme, Ekrem Mustafa.

“Po është e vërtetë që është zgjedhur”, ka thënë shkurt ministri Mustafa.

Pozitën që ka marrë Mehmeti, më herët e kishte ish- ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë, Naim Rexha.

Samedin Mehmeti ka qenë gjithashtu edhe konkurrent për të parin e Policisë së Kosovës.