Samiti i Bërdos, ja çka i tha Hashim Thaçi Aleksandër Vuçiqit

05.06.2017 10:42:02
Samiti në Bërdo në Slloveni që i bëri bashkë liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit nxorri edhe situata “tensioni” në mes fqinjëve.

Gazeta serbe Blic pretendon se ka arritur të kuptojë se çka kanë folur presidentët e Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Blicit serb “debati i ashpër ndodhi prapa perdeve dhe. Ai ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për BE sepse nuk e njeh Kosovën”. Sipas Blicit Thaçi i  ka thënë Vuçiqit se nuk mund ta marrë me mend që BE ta pranojë Serbinë para Kosovës.