Samsung vjen me seri të re të telefonave – Galaxy ON NXT

22.10.2016 12:13:24

Samsung ka lançuar zyrtarisht Galaxy On NXT.  Kjo është një seri e ndërmjetme kështu që nuk presim që të jetë diçka që të na habisë vërtet, megjithatë do të jetë një mundësi e mirë për ata të cilët duan të kenë ne duar një telefon të mirë dhe nuk duan të shpenzojnë shumë.

Samsung Galaxy On NXT është mundësuar nga një proçesor Exynos 7870  1.6GHz  me një haçsirë 3GB RAM dhe 32GB memorie që mund të zgjerohet përmes kartes microSD. Ai gjithashtu përmban një ekran të plotë HD   5.5 inç.Versioni i ndërmjetëm Samsung përmban një kamer të pasme 13 megapiksel  me LED flash, si dhe 8 megapixel për kameran përpara.Funksionon me dy karta dhe gjithashtu  mbështet nga 4G LTE.Bateria 3,300mAh mban dritat në në një gjëndje mjaft të mirë.Nëse i keni ndjekur seritë e ndërmjetme të Samsung ju do të vëreni se Galaxy On NXT ka të njëjtat specifika si  Galaxy J7 Prime.

Samsung e ka lançuar Galaxy On NXT në Indi për momentin ku është duke e shitur vetëm në internet përmes”Flipkart” për një çmim prej  275 $. Është e paqartë se  kur kjo seri telefonësh do të shitet në tregjet e tjera në të gjithë globin.