Sanija, goca tiranse në bjeshkët e Turjakës dhe të Zatriqit

08.06.2018 08:30:52

Nga Sinan Kastrati

 (pjesa e nëntë)

 Në Turjakë, Sanija ndjehet e lehtësuar. Ajo ishte e gëzuar dhe dukej sikur po plotësohej dëshira e saj për të jetuar në Turjakë. Një ditë, ajo i kishte thënë zonjës së shtëpisë se ka dëshirë të shkoj edhe në mal, në Dushkaja e në Bjeshkë, aty ku dikur i kishte ruajt bagëtinë Syla e ti shoh ato vende. Arat e livadhet, tashmë i njihte të gjithat sepse kishte qenë me korr grun e me mbledh barë. Plaka kishte thënë se do ta pyes plakin se nuk guxon as ajo e as qikat me dalë nga shtëpia pa izen e plakit e pa ni mashkull me shkua me to.

Po me kënd të shkoje në bjeshkë se? Plaku, i zoti i shtëpisë nuk do ti lerë qikat me ardhur me mua, mendonte Sanija.

…..

Kur plaka e kishte pyetur plakun, ai në fillim nuk kishte folur por kur iu kujtua vëllai i vetëm që i kishte vdekur nga mërzia dhe nipi, Syla, i dolën lotët por e k`theu kokën në anën tjetër e filloi ta shprush zjarrin në oxhak që po piqte një kafe, sepse nuk dëshironte që ta sheh plaka. Ishte marre që plaku të qante para grave. Ai nuk kishte qajt as atherë kur shkau i kishte djeg me shpi e katandi … e gjaen e gjallë iu kishin marrë.

 -Plakë moj: -thuaj mesës time, do të shkojmë sot në Bjeshkë me ty, do të vije edhe unë.

Dhe Sanijës iu duk sikur po e shihte babën, gjyshin e gjyshin.

Muarën bukë me vete dhe u nisën. Plaku iu printe e Sanija rrinte më afër plakut. I duket shumë i afërt dhe i dashur. Ajo kishte dëgjua se ai nuk fliste me gra e nuk hante bukë me to, as me mbesat.

 Eh, ai ishte si “Kapedani”, si xha Sulo.

 Sanija asnjëherë nuk e kishte parë gjyshin në oborr e as në fushë e ara. Ajo kishte vendosur që plakun, vëllain e gjyshit ta thërriste gjysh dhe në një mëngjes iu kishte lutur zonjës së shtëpisë që ajo dëshiron të ia pjek një kafe turku turki gjyshit dhe vetë të shkoj te ai. Plaku kur e kishte parë me kafe të mbesën ishte mërzitur shumë por e kishte përmbajt vehten. E Sanija e kishte marrë në ngryke gjyshin, sikur gjyshin e vetë. Pastaj ishte ulur afër tij, këmbëkryq. Në odë ajo e kishte parë një qifteli vjerrë në muri por që asnjëherë më nuk i kishte ra gjyshi, qysh kur i kishte vdekur vëllai. ….

 Ai rrinte në kullë e atje priste mysafirë e miq. Kishte njohur shumë burra të fortë, trima e luftëtarë. Shaban Polluzhën, Ramë Bllacën, Mstaf Krujën, Sylejman Qantiqin e Rahavecin, që thonte se ia ka marrë gjakun e Ali Pashë Gucisë në Pejë. I kujtonte Hazir Prrellovcin e Murselin, djalin e Ahmet Delisë, një burrë i fortë.

 Bajram Currin e Fan Nolin nuk i kishte në “huj” por nuk folte keq as për ta. Më së shumti e lavdëronte Ahmet Delinë e Shaban Polluzhën. As për Azem Bejten nuk kishte fjalë të mira. Thonte se a kân cub e ja kimi pa sherrin. Serbi na ka djeg e na ka bâ shkrum e hi e dy herë na ka bâ batare. E në Qypevë i ka pre krejt mashkujt, të madh e të vogël. Ka pshtu vetëm Halili i Vogël, Halil Shabani. Bajram Begin e Fan Nolin thonte se e janë kân me Leninin e kan thân “Hazreti Lenini”.

Kështu plaku ishte këthye edhe ni herë në at kohë. I kujtohej kur kish ardhur Azem Bejta në mulli të Bublit, e Bajram Begi në Carravranë …

 Dhe plaku doli me ec bashkë me mbesën e të vëllait që as emrin nuk ia dinte. Eh sa shumë e kishte dashur të vëllain. Ai ia kishte lënë amanet djalin, Sylën që shpresonte që kishte hup (humbur) pa shej e pa dokë.

As në bjeshkë gjyshi nuk ishte shkua për më tepër se 10 vjet e ato male i donte se vetë, dikur i kishte ruajt delet e shpesh kishte ikur, kur e ndiqnin partizanët, ata “shoktë”. Malet e Turjakës, gjyshit ia kishin pshtu kryet disa herë.

 Në mbrëmje plaku e tiransja u kthyen në Trjakë por të lodhur. Sanija kishte shkua e shkelur nëpër ato vende që dikur Syla i kishte ruajt delet e lopët. Bjeshka kish shumë gurë të mprehtë e plaki i kishte thënë plakës që mbesa e vëllait duhet të mbath një palë k`pucë tonat e jo ma ardhur me sanalle.

Kishin shkua deri në Ara e Sylymanit e në Kasum Patok. Atje e ishin ulur e kishin pushua. Kishin pirë ujë burimi dhe i kishin parë Garaqevat ku deri para pakë vjetëve kish pas “naselenik” nga Shkodra. Maja e Kaznikut, në anë tjetër dhe kullosat e Grapi i Panorcit shiheshin si me i pas në pllamë të dorës.

Uji nga krojet e shumta që kishin bjeshkët e Zatriqit, i bënte edhe më të bukura e më të hishme ato bjeshkë e me të lumtur Sanijen. Pastaj, sikur bjeshka merrte një tatpjetë e fillonte Zhdrella e Rahavecit gjithashtu me ujë të të rrëmbyeshëm.

 Në mbrëmje vonë, kur të gjitha qikat, kusherirat e Sanijes, flinin, ajo filloi të lexonte disa letre të nënes e të babait.

   Tir. -Cfare? Mbase vemendjen tende ka. Normale.

Turj. -Erdhi afer dhomes ku une jam por nuk hyri edhe pse dera ishte e hapur. Me shikoj e iku ne banjo.

Tir. – Shko ti! fli me te, do ndjehesh me mire . Mbase dyshon, bej kujdes! Ndoshta nuk duhet te shkruajme.

Sulo, clodhu! Ajo mbetet gruaja e jetes tende. Do te behet me mire. Neser dite e re.

Duhet te duam njeri tjetrin, te kemi besim.

Fli! Ika me mendjen tek ty.

Jam e helmuar nga shkaku im e ti, shpresoj te ndjehesh me mire …po te le rehat … nje muaj te mbare!

Uroj me gjithe zemer te behesh mire shpejt. Nuk do te te shqetesoj me kurre .

Turj. -Nuk e prita kete fjale por ”pajtohem”.

Une tash po zgjedhi disa nga letrat e tua me i lexua për së dyti e koka po me dhemb. Kafe nuk kam pire e mengjes nuk kam ngrene. Po mundohem me i kujtua qastet e mira qe pata me ty e prap nuk po mund te ndahem nga ti.

Tir. – Nuk thashe qe po iki. Une thashe qe nuk do te te shqetesoj me kurre. Mezi mbushem me fryme

Nuk kam shkuar ne pune. Jam edhe grua. Kam qare tere naten. Dukem si majmun e burri eshte me nje fytyre qe do te pyese por e di qe nuk do marre pergjigje

E ben sikur nuk po ndodh gje se ashtu i leverdis

Dhe jam keeeeeq fare prandaj me duhet te rregulloj frymen nuk mbushem me fryme

Turj. – Sier, une nuk te harroj, nuk mundem pa ty.

Tir. -As une. Ngrihu! Lahu pi kafe e ha mengjes

Vura nje kenge frengjisht per ty! Kam frymemarrjen keq. Duhet te bej ushtrime. Une piva dy kafe dhe burri po ben mengjesin.

Po te dua! Mos e dysho kurre.

Nuk duhet te shkaterrojme veten …po kur ndjenjat jane te verteta eshte me veshtire

Per te qene e arsyeshme kerkon maksimumin e ndjenjes dhe i merr frymen matdhenjes.

Mos u merr sot me letrat e mia. Me mire nje dite tjeter, ur je me mire

Me mori nje shoqe nga puna e i thashe qe ne , femijet , si une e kemi pushim sot se është 1 qerdhori.

Po ajo me tha, Ike nga kjo bote pa u rritur prandaj ky eshte difekti.

Ky eshte frustrimi

Si bishe e mbyllur ne kafaz jam. E urrej kafazin, si prangat njesoj por i mbaj

Jam tendja, koke e kembe.

Mirusha ma ka shtuar dashurine

Turj. – Jane fjalet tua”po me more nuse ne Turjake, pert ty mbaron nagju kurse per mua fillon. Mirusha dhe ne te dy” Mirusha dhe ne ne brigjet e kunderta.

Turj. -Sa i lehtesuar ndihem ”macja” ime!

Tir. – Ok …macok i dashur por gati per te te gerricur te gjithin.

Do te te gerric, mos me shtyj.

Me duaj!

Gjithe jeten, nuk do te ndahem nga ti edhe nese nuk jetojme bashke.

Do jem me ty! Do te te mbaj ne barkushen e majte te zemres sime, aty gjithmone.

Turj. -E une do te afrohem e do ta shtrengoj lehte e …gjoksin tënd

Tir. – E une do te te ngeci ne dore qe ti te besh cfare te duash me mua e trupin tim

Por ti nuk do te me besh per te qare nga dhembja se i kam te ndjeshme e tani jam gati per …

Atje eshte celesi i dorezimit pa kushte.

Forca ime, dashuria ime deshira per ty e plot

Turj. – Keto letra tua, keto fjale, mua me japin force, vullnet e dashuri per pune e per TY.

Tir. -Ate dua per ty, te jesh mire, te punosh, te me duash!

Shko laju, unë po te ferkoj kurrizin se nuk e sheh, po te ndihmoj.

Mos mu llasto se te ha ate fytyren e bukur.

……….

Tur. –Tash nga gezimi nuk po mund te shkruaj por sonte ne mbremje e neser ne mengjes, do te shkruaj per dashurine tone. Nuk do te ndalem.

Tir. -Po cfare do te besh tani nga gezimi? Mos me tradheto, see kur gezohesh shume

Tir. -Do te kenaqem duke te shikua e do ti kujtoj fjalet tua.

Tir. -Ben gjera ekstreme. Te kam zemer !

Turj. Nuk dale jashte, vetem brenda rri dhe vetem me telefonin, komputerin, nje stylolaps e nje fletore kam perpara. Fotografite tua, te zmadhura i shikoj ne kompjuterin e punes se imi eshte bllokua.

Dhe me perngjajme si hije me percjellin

Tir. -Dua te te ” rrethoj” Rethi i kujteses, ka qene nje liber

Dua kujtesa tende

Turj. -Je kurioz e vehten, ”egon” time nuk e gjeja askund dhe gjithkund.

Tir. -Gje e mire per vete por edhe kur meson me shume se cfare te duhet ndonjehere, te kthehet kundra se e di fundin e gjerave qe ne fillim, dialektiken. Une jam partizane e Hegelit, une kam nje teze ti ke nje antiteze me timen dhe ne te dy bejme dicka bashke me te mire se te dy tezat tona dhe quhet Sinteze

Turj. -Sier, une te dua te ty dhe nuk dua te dije se cka flasin Kanti e Heg e ..,

Dua te shmallem me ty,

Tir. -Une do te jem mall. I gezohem njohjes me ty, per ty, malli tend, deshira tende

E ndjej eren musk te trupit tend kur me shtrengon mua fort ne krahet e tua…e dua ate ere burri qe me ndjen … mua, fort.

Po, ate di ta bej, filmin se e di si behet, dialogu ….Ti do levizesh bukur

Mua kjo do te me k’baqte. Sulo, do perdorja shume si element syte e tu

Mua kjo do te ne k’nqte.

Me heshtje qe shikojne ngultaz, serioz, mbushur me leng te thelle plot mendim e ndjenje.

Syte e tu, i dua shume.

(burri) hyn dhe thote dicka per gjera shtepie.

Turj. -Kam nevoje per ty !

Tir. -Do dashuri ……ti kam falur …

Jane te bardha me thitha te vogla por jane pak te buta se nga mosha jo aq prej guri por te mira, koma

Ti kam falur ty!

Tani u ktheva ne shtepi e burri shkoi ne shkolle se kishte 2 ore mesim.

Jam vetem. Me dhemb pak koka

Po ti, cfare po ben?

Une i lexova … e ke shkruajtur sh bukur ..por nga ato qe shkruan duket qe ai ka qene figure e mbase meriton me shume po te thellohesh me shume ne figuren e tij duke hulumtuar …

Turj. -Tash dua te shkruaj vetem per ty por jam shume i lodhur. Sa me thirren disa miq e mu luten

Tir. -Mos shkruaj per mua kur je i lodhur

Mua me vjen motra nga Amerika sot.  kam nje moter qe jeton atje ku jetoja une dhe kam nje moter qe jeton nje kat mbi mua, ketu ne Tirane e vella nuk kam.

Sanija eshte femija yne imagjinar. Me trishton pak qe nuk eshte vertet …

Turj. -Ashtu eshte por te ngjan ty si bukuroshe e mua si karakter, mendoj si personazh

Tir. -Cudi, si ndodh kjo…? Duhet te gezosh jeten tende

Une ndjehem e vetmuar

Ti duhet te besh ato gjera qe do ti, qe te gezohesh ti. Njeriu duhet te doje e kenaqe veten qe te kete mundesi per te tjeret.

Po ishe i frustruar e i pakenaqur me veten…je i acaruar me te tjeret.

Sulo, ke shkrime interesante por shume te mbushura me intriga. Burra te shitur pafund pak fare te mire

Shumica por te pakten ke futur disa idera e dyshime ne kokat e atyre.

Turj. -Tash iu kam kthye dashurise me nje tiranse, dashuria me nje tiranse.

Tir. -Duket si nje BEHAR I VOGEL mes furtunave te jetes.

Po nuk e dija qe ishe anetare i LDK por derisa ke pretenduar per deputet duhet te ishe 199…

Ishte vit i tmerrshem. Une humba punen ne TVSH.

Kishte varferi

Kohera te veshtira.

Sanija ishte zhytur në mendime ndërsa lexonte letrat që ia kishte dhënë nëna. Ajo kuptoi nga letrat se babai i saj kishte shkruajtur në gazeta për dashurinë që kishte për nënen por që të dytë kishin qenë të martuar dhe ashtu, të martuar e donin njëro tjetrin.

 Vazhdon

Malmö, 8 qershor 2018