Saqipi: Mungesa e politikanëve të guximshëm, sjell Marrëveshje të padefinuara!

24.05.2019 10:21:34

“Gjëja më e vështirë ishte kur besoni se keni arritur deri te marrëveshja, por kur kjo ka nevojë të nënshkruhet, në mënyrë që formalisht të dakordoheni dhe t’i njoftoni të gjithë për atë që keni bërë. Në këtë pikë, është e lehtë për të gjetur një arsye për të heqë dorë ose për të humbur nervat,” tha ish kreu i diplomacisë evropiane Catherine Ashton.

Me këtë konstatim të zonjës Ashton, të cilën shumë e konsiderojnë meritore për nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, nuk pajtohet gjithaq publicisti dhe analisti politik nga Lugina e Preshevës, Naxhmedin Saqipi.

Ai, sa do që e konsideron të vështirë procesin negociator të asaj kohe, e që mjerisht po vazhdon edhe në ditët e sotme, problemin nuk e sheh te ekipi i bisedimeve, por tek njerëzit që e përbëjnë atë.

“Në Kosovë dhe Serbi, nuk ka politikanë të guximshëm, njëherë për njëherë, që të nënshkruajnë marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Mungesa e një guximi profesional e institucional, bënë që palët nënshkruese të tërhiqen dhe Marrëveshjet të përfundojnë të panënshkruara dhe të parealizuara”, thotë me bindje të thellë publicist Saqipi.

Në vazhdim, ai, kërkon nga Bashkësia evropiane, që t’i bëjë presion Bashkësisë Ndërkombëtare, në mënyrë që të ketë kujdes në caktimin e krerëve negociatorë. “Nuk mund të bëjnë paqe e të sjellin stabilitet, njerëzit e involvuar në konflikte, ata që janë në “bela” dhe jetojnë nga përfitimet luftarake”, u shpreh Saqipi.

Përgjegjësinë për zvarritjen e mosrealizimit të marrëveshjeve mbi 20 vjeçare, thotë Nexhmedin Saqipi, e mbanë Bashkësia Evropiane, që nuk e ka kryer punën me nder e korrektësi.

Merrni si shembull “Marrëveshjen e Konçulit” nga Lugina e Preshevës dhe “Marrëveshjen e Ohrit” nga Maqedonia e Veriut, njëra e nënshkruar vetëm nga ndërkombëtarët e tjetra nga dy palët, por kurrë të realizuara në përpikëri. Këto zvarritje janë rezultat e negociatave të pa koceptuara si duhet, thotë për Jetapress, Nexhmednin Saqipi, publicist dhe analist nga Lugina e Preshevës.