Satirike nga Sevdail Hyseni

21.03.2020 09:35:37

VITI PAN(DEM)IK!

Që kur erdh virusi
Me emrin Korona,
E gjetëm azilin
Në shtëpitë tona!

U ngjall dhe tradita
Kanun e adete,
Odat u shndërruan
N’shkollë e fakultete!

Sfidat e kësaj jete
E gjejnë terapinë,
Vendosën shtëpitë
T’kthehen n’Karantinë!

Deri sa të zgjas
Ky vit pandemik,
S’do ta ndalim lojën
“Shah” dhe “Pishpirik”!

Ky farë “armiku”
Në shikim të parë,
Të duket i vogël
Të del aq vrastar!

Gjithandej betejën
S’e kemi të lehtë,
Më sa e kishim
Luftën për pushtet!

Por kur pushteti
S’është në terezi,
E përlanë virusi
Me gjithë Qeveri!

Kalon dhe “Korona”
Kjo sëmundje tinëzare,
Mos qoftë e harruar
Në botën shqiptare!

Spica Metalike

Fotografia e Sevdail Hyseni