Schalke 04 kthehet te fitorja

28.04.2017 23:08:29

Schalke 04 arriti një fitore bindëse në “Bay Arena” ndaj Leverkusen duke siguruar jo vetëm qëndrimin në Bundesligë, por duke ndezur dhe një dritë jeshile sa i përket zonës europiane. Blutë Mbretërorë shënuan 4 gola në këtë transfertë duke vendosur në rrezik serioz Bajerin pas një ndeshje që e zgjidhën shumë shpejt aq sa pas vetëm 18 minutash lojë kryesonin 0-3. Burgstaller ngriti siparin e golave në të 6-tën, ndërsa 4 minuta më pas ishte Hoëedes që realizoi me kokë golin e 0-2.

Në të 18-tën Schalke shënoi dhe golin e 3-të me anë të Schopf pas një aksioni rokambolesk. Në fillimin e pjesës së dytë sërish Burgstaller shënoi dhe golin e katërt pas një goditje fluturimthi ndërsa golin e nderit për vendasit e realizoi Kiessling në të 69-tën. Një humbje e rëndë për Leverkusen jo vetëm në shifra por dhe për klasifikimin me skuadrën e aspirinave që është tashmë vetëm 4 pikë larg zonës së play-off por duke patur një ndeshje më shumë se rivalitët.