Schneiderlin kalon te Everton

11.01.2017 20:37:51

Mbyllet pas një viti e gjysmë aventura te Man. United për Morgan Schneiderlin. Mesfushori francez i cili zbarkoi në 2015 në “old trafford” kur në stol ishte Louis Van Gaal kishte dështuar të bindte Mourinhon dhe nuk aktivizohej rregullisht ndaj dhe zgjidhja më e mirë ishte largimi.

27-vjeçari do të veshë fanellën e Everton të cilët paguan afro 25 mln Euro për shërbimet e mesfushorit i cili në verën e 2015 u ble për 30 mln Euro dhe duke parë se nuk luante mund të quhet një aferë pozitive për djajtë e kuq.