“S’dini ku keni lekët” – në sallë “zgërdhihen” kur deputeti i ri kërkon Vetting në politikë!

16.05.2019 17:44:30

Një nismë e kërkuar me ngulm nga shoqëria shqiptare, por që ka shkaktuar shumë të qeshura në sallën e Parlamentit, në mesin e atyre që janë “senatorët” e politikës shqiptare, kur është artikuluar sot nga Lefter Maliqi.

Edhe pse një ish i vjetër, pais ka qenë për nja mandat deputet nën siglën e PD-së, Maliqi pati guximin të përmendte “Vettingun në politikë” dhe ‘i kërkonte kolegëve të tij që ta çonin përpara si nismë.

Lefter Maliqi -S’dini ku keni fshehur pasurite on Vidnews.

Por, rezultati ishte zhgënjyes, teksa “tradhtari” i PD-së në Berat u preku “zemrat” kolegëve ku iu drejtua me revoltë duke u thënë: “Ju s’dini ku i keni pasuritë”.

“Pse nuk bëni ju vetting? Nga mua, nga deputetët? Pse nuk bëjnë vetting ministrat, zëvendësministrat, drejtorët e institucioneve. Po bëhet vetëm për gjyqtarët dhe prokurorët. Po pse, qenkan gjyqtarët dhe prokurorët më të korruptuar se ne? Se ata që janë jashtë, se ish-ministrat. Pse kush e bëri drejtësinë të korruptuar, nuk e bëtë ju? Kush e bëri policinë të korruptuar, nuk e bëtë ju? Pse keni frikë?! Qeshni sepse nuk e dini se ku i keni pasuritë. Shqiptarët po vuajnë”, u shpreh ai.