Së paku tri organizata të fuqishme terroriste ende veprojnë në trojet shqiptare dhe rajon

24.09.2017 00:58:21

Abdulla Mehmeti

Së paku tri organizata terroriste të fuqishme, dy prej të cilave veprojnë mbi një shekull edhe në trojet shqiptare, edhe sot kanë pjesëtarë të tyre në radhët e partive politike dhe në organet e sigurimeve të shteteve në rajon.

Përveç dështimeve politike, orientimit të mbrapshtë ideologjik, këto parti përballen edhe me probleme të terrorizmit në radhët e veta. Këtë më së miri e dëshmojnë vrasjet me motive politike, likuidimi i dëshmitarëve kyç për raste të rënda të krimeve, burgosja përmes proceseve të montuara politike, eliminimi i kundërshtarëve politikë, shpeshherë edhe e bashkëpunëtëve të tyre të ngushtë, si dhe veprime të tjera.

Njëra nga këto organizata terroste është serbe (me shtrirje të gjerë edhe në trojet shqiptare), ndërsa dy të tjerat janë, njëra serbe-bullgare, tjetra serbe-shqiptare.

Si mund të shpjegohen ndryshe gjithë këto vrasje politike brenda disa viteve, sidomos në Maqedoni, ku janë likuiduar edhe ministra, presidentë shteti, inspektorë të lartë së sigurimit, gazetarë, komandantë lufte, kryemafiozë (për fshehje të dëshmive), e të tjerë?!

Vetëm një klasë e re politike dhe intelektuale, e përgjegjshme dhe e përgatitur profesionalisht, mund ta shpëtojë lëvizjen politike, qytetarët dhe shtetin nga kjo mortajë ballkanike.

Shpresojmë që së shpejti këto parti të fillojnë me pastrimin e radhëve nga këto elemente, përkrahësit politikë dhe mbështetësit financiarë të terrorizmit.

Cila mund të jetë arsyeja tjetër e formimit të Gjykatave dhe Prokurorive Publike Speciale, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup?!

(24.09.2017)