Së shpejti fillon skema pensionale për pensionin paraplegjik dhe tetraplegjik

03.04.2017 14:46:09

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se së shpejto do të fillojnë të jepen edhe dy skema të reja të pensioneve: paraplegjik dhe tetraplegjik.

Abrashi përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se ditët në vijim do të njoftohen për implementimin e këtyre skemave.

“Tani më ka filluar implementimi i dy skemave të reja pensionale, përkatësisht pensionit familjar dhe pensionit invalidor. Deri më tani në Ministri janë pranuar më shumë se 400 aplikacione. Për më shumë informacione rreth dokumentacionit ju lutem kontaktoni zyret e administratës pensionale në komunat përkatëse. Gjatë ditëve në vijim ju njoftojmë për fillimin e implementimit të një skeme të re pensionale, përkatësisht skemës së pensionit për paraplegjik dhe tetraplegjik”, ka shkruar Abrashi në Facebook.