Seanca e Kuvendit ndërpret punimet, vazhdon nesër

14.02.2017 21:07:29

Pas shqyrtimit të parë të Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet në mungesë të kuorumit.

Për shkak të mungesës së deputetëve, kyreparlamentari Kadri Veseli është detyruar që t’i ndërpresë punimet seancës së Kuvendit, pasi pas shqyrtimit të projektligjeve nuk kishte deputetë që të votoheshin ato. Seanca vazhdon nesër në ora 10:00.