Seanca e Kuvendit nis me mospajtime pozitë-opozitë për gjyqtarët e Kushtetueses

06.07.2018 12:02:58

Seanca plenare e Kuvendit po vazhdon edhe sot, ku po shqyrtohen pikat e mbetura nga seanca e së enjtes.

Në këtë vazhdim të seancës, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, kërkoi që pikë e parë e rendit të ditës të hyjë propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për shkak se pasdite mund të mos ketë kuorum.

Kjo nuk është përkrahur nga LDK dhe Vetëvendosje. Në fund propozimi i Krasniqit nuk kaloi, derisa kryesuesja e seancës, Mufera Sinik dha pauzë prej 15 minutave.