Seanca gjygjësore, Thaqi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk janë të pranishëm

Seanca gjygjësore, Thaqi, Veseli, Krasniqi e Selimi nuk janë të pranishëm

16.02.2021 13:10:15

Kjo seancë njihet ndryshe si konferencë e tretë për statusin e palëve.

Por në këtë seancë të radhës nuk janë të pranishëm asnjëri nga ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake deklaroi se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi nuk janë të pranishëm në sallë, por që ata kanë mundësi ta ndjekin seancën përmes lidhjeve me kamerë.

Avokatët dhe prokuroria do të bëjnë shqyrtimin e çështjes dhe do të diskutohen disa prej temave që lidhen me këta të fundit.