Seancë e Kuvendit për gjendjen me vërshimet

14.08.2016 09:58:34

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë për sot në pasdite pritet ta mbajë seancën e veçantë dedikuar gjendjes në zonat e vërshuara nga moti i i ligë i 6 gushtit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe kjo pikë e rendit të ditës u propozua nga LSDM ndërsa u përkrah edhe nga grupi parlamentar i OBRM-PDUKM.

Në njoftimin nga kabineti i kryetarit të Kuvendit theksohet se deri në fillim të seancës së Kuvendit, pritet që Qeveria e Maqedonisë të përgatis një informatë me të cilën do ta njoftojë Kuvendit për gjendjen dhe masat e ndërmarra në drejtim të sanimit të pasojave.