Sejdiu: AKR-ja është kundër koalicionit me PAN-in, nuk mund të garantoj për deputetët individualisht

03.07.2017 17:46:03

Nënkryetari i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Korab Sejdiu, njëherësh deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se partia e tij dhe koalicioni LDK – AKR – Alternativa (LAA), është kundër shkuarjes në qeveri me koalicionin PAN.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se me atë që e ka vërejtur, ka diskonim kundër këtij bashkëpunimi.

“Unë mundem të garantoj vetëm për veten time. Sepse ne e kemi një listë me gjithsej 29 deputetë, ku secili e përfaqëson veten e tij”, ka theksuar Sejdiu.

Ai ka shtuar se “do të isha i befasuar nëse ndodhë kjo”, duke shtuar se “në asnjë rrethanë nuk do ta votoj qeverinë e formuar nga PAN-i”.

“Është shprehur uniteti i jashtëzakonshme për të mos e përkrahur këtë koalicion. Nuk ka asnjë deputet që ka shprehur pozicionimin e tij, përmes së cilit do të kuptohet se ai do ta votonte PAN-in”, ka theksuar./Telegrafi/