Sejdiu: Data e Pavarësisë nuk u vendos në Ekipin e Unitetit (Video)

16.02.2017 22:33:11

Ish-Presidenti Fatmir Sejdiu ka folur për caktimin e datës dhe ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka treguar nëse kishte arsye të veçantë pse u zgjodh pikërisht 17 shkurti i 2008-ës për të shpallur pavarësinë.

Sejdiu ka treguar në Komiteti Qendror se data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nuk është vendos në Ekipin e Unitetit por më vonë.

Ish-presidenti ka folur edhe për mënyrën e përzgjedhjes së flamurit të shtetit të Kosovës.

“Ka qenë një konkurs. Përzgjedhja e flamurit është bërë nga dy- tre persona dhe një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare”, ka thënë Sejdiu, duke theksuar se pjesë e përzgjedhjes së flamurit përveç tij dhe ndërkombëtarëve ka qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, asokohe kryeministër.