Sejdiu i Vetëvendosjes: Nuk u votua sovranizimi, por privatizimi i Trepçës

08.10.2016 10:16:23

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka komentuar votimin e mbrëmshëm të ligjit për Trepçën, duke thënë se ajo që u votua në Kuvendin e Kosovës s’ka lidhje me sovranizimin dhe zhvillimin e Trepçës, të cilin nuk ka.

“Ajo që u votua mbrëmë në Kuvendin e Kosovës lidhje me sovranizimin dhe zhvillimin e Trepçës nuk ka. Mbrëmë pas mesnate u votua për privatizim të Trepçës”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.